FIFA pezullon për 6 muaj presidentin e Federatës së një prej vendeve të kualifikuara në Botëror, dënimi mbaron katër javë përpara eventit
Gigi Buffon, kreu i delegacionit të Italisë dhe një prej figurave më me peshë në historinë e futbollit azzurr, ka dhënë një intervistë të gjerë ku prek krizën, tranzicionin, të ardhmen dhe psikologjinë e ekipit kombëtar.
Me 176 paraqitje dhe një Kupë Bote në CV, legjenda e portës nuk i kurseu fjalët për realitetin me të cilin po përballet futbolli italian.
“Problemi ynë është se jetojmë në dy botë që nuk takohen,” u shpreh Buffon. “Nga njëra anë jemi arrogantë, mendojmë se na takon gjithçka. Nga ana tjetër, jemi të frikësuar dhe bien në pesimizëm sapo kemi vështirësi me një kundërshtar që quhet ‘i vogël’.”
Buffon theksoi se Italia po paguan gabimet e së kaluarës, kur besonte se do të mbështetej gjithmonë te emra të mëdhenj si ai vetë, Cannavaro apo Totti. “Duhej të rimendonim modelet teknike dhe taktike shumë më herët. Ne ishim cikada – jetonim me idenë se talenti ynë do të ishte i përjetshëm.”
Sot, sipas tij, po zhvillohen projekte për të rinjtë, por rezultatet nuk do t’i shijojë menjëherë ky brez drejtuesish.
Buffon kërkon që futbolli italian të nisë reformën nga baza: “Implantimi i vërtetë i talentit ndodh para moshës 13 vjeç. Më pas mund të përmirësohesh, por baza krijohet herët.”
Ai po punon me ish-trajnerin Cesare Prandelli për një projekt të gjerë zhvillimi, por paralajmëron se mungesa e stabilitetit politik në sport rrezikon t’i shkatërrojë reformat.
Pyetur për komentet kritike ndaj trajnerit Gennaro Gattuso, Buffon u shpreh prerazi: “Ai është trajneri më i mirë që mund të kishim zgjedhur. Lojtarët e duan dhe ai po ndërton një ekip të vërtetë.”
Ai vuri në dukje se Italia ka shënuar 19 gola në gjashtë ndeshje, një ritëm që rrallë është parë në historinë e kombëtares.
Për ndeshjen e fundit, ku Norvegjia shënoi katër gola në pjesën e dytë, Buffon tha: “Nga minuta e 78-të ishim 1-1. Pastaj ndodhi një kolaps mendor, jo fizik, që është i papranueshëm. Nuk mund të pësosh tre gola në dhjetë minuta.”
Ai e cilësoi Norvegjinë si një nga ekipet më të forta në Evropë, duke theksuar fizikalitetin dhe talentet si Haaland.
Buffon kërkon që vendi të mos e ngarkojë ekipin me krahasime të padrejta me të kaluarën: “Nuk i ndihmojmë djemtë kur i krahasojmë vazhdimisht me të kaluarën. Italia fiton vetëm kur funksionon si ekip.”
Ndërkohë, ai nuk e përfytyron dot një përjashtim të tretë radhazi nga Kupa e Botës: “Nuk mendojmë për atë që do të ndodhë më vonë. Fokus vetëm te ndeshja.”
Në fund, Buffon bëri thirrje për mbështetje dhe qetësi: “Fëmijët kanë nevojë për dashuri dhe vetëvlerësim. Ne e duam Italinë. Të gjithë ne. Ndihmojeni këtë ëndërr.”
Ai përmendi edhe të birin, Louis Thomas, i cili po shkëlqen me Çekinë U19, por nënvizoi se talenti i tij nuk duhet hiperbolizuar.
Top Channel