Milan e kërkon Lewandowskin, por Fenerbahçe ka bërë një hap konkret…
Edhe pak orë na ndajnë nga derbi i parë i sezonit mes Interit dhe Milanit, një ndeshje ku në lojë është vendi i parë në renditjen e Serie A me skuadrën e Cristian Chivu që kryeson së bashku me Romën me 24 pikë, por kuqezinjtë e Massimiliano Allegrit janë aty, vetëm 2 pikë më pak.
Për Interin që në këtë ndeshje vjen si skuadër pritëse, është rasti për të ndërprerë serinë e 5 ndeshjeve pa fitore kundrejt Milanit, por cilat janë statistikat e kësaj ndeshjeje derbi?
Inter-Milani i kësaj të diele do të jetë derbi numër 245 në histori në të gjitha kompeticionet me 91 fitore të Interit, 71 barazime dhe 82 fitore të Milanit, me 341 gola të shënuar nga zikaltrit dhe 322 nga kuqezinjtë. Në Serie A janë 182 ndeshje të luajtura më parë me bilanc 70 fitore Inter, 57 barazime dhe 55 fitore Milan, në Kupën e Italisë, 29 ndeshje me 9 fitore Inter, 9 barazime dhe 11 Milan. Në Kategorinë e Parë, 14 derbi, 5 fitore Inter, 2 barazime dhe 7 fitore Milan, në Divizionin Kombëtar, 8 precedentë me 3 fitore Inter, 1 barazim dhe 4 fitore Milan. Në Ligën e Kampioneve janë 6 ndeshje të luajtura mes Interit e Milanit me 2 fitore Inter,2 barazime dhe 2 fitore Milan, në Kampionatin Alta Italia, 2 ndeshje me nga 1 fitore secila, ndërsa në Superkupën e Italisë, 3 precedentë, 1 fitore Inter, 2 Milan
Andriy Shevchenko është futbollisti që ka shënuar më shumë gola në ndeshje derbi zyrtare, 14 gola të gjithë me fanelën e Milanit. Më pas vjen Giuseppe Meazza me 13, nga të cilar 12 me Interin dhe 1 me Milanin. Në podium është Nordahl(Milan) me 11 gola të shënuar në derbi. Nga futbollistët që janë në aktivitet, Lautaro Martinez deri tani ka shënuar 9 gola në Derbin e Madonninës dhe synon të arrijë në statistikë dyshifrore në këtë aspekt për të barazuar Enrico Candiani me 10 gola(7 me Interin e 3 me Milanin) dhe Zlatan ibrahimvic, 2 me Interin dhe 8 gola me Milanin.
Ai që ka luajtur më shumë ndeshje në Derbin e Milaos, është legjenda e Milanit, Paolo Malidini me 53 ndeshje të tilla i ndjekur nga Javier Zanetti, ish kapiten i Interit dhe aktualisht zv/president i zikaltërve me 45. Plotësojnë podiumin Giuseppe Bergomi(Inter) dhe Alessandro Costacurta(Milan) ne 43
Përsa iu përket trajnerëve, Nereo Rocco ka qenë trajnerii Milanit në 25 ndeshje derbi, që përbën rekord. Pas tij me 20 ndeshje janë Helenio Herrera(Inter) dhe Giuseppe Viani(Milan).
Top Channel