Gjykata rrëzon Trump, vendimi: Garda Kombëtare në Washington është përdorur në mënyrë të paligjshme

22/11/2025 13:06

Trupa të Gardës Kombëtare kanë patrulluar që nga muaji gusht rrugët e kryeqytetit të SHBA-së, Uashington DC. Por një gjykatë federale tani ka vendosur ta shpallë të paligjshme një gjë të tillë.

Sipas gjyqtares Jia Cobb., me këtë vendim autoritetet tejkaluan kompetencat që i lejon ligji dhe administrata Trump nuk duhet ta kishte aktivizuar njësinë e kryeqytetit pa një kërkesë të qartë nga pushteti lokal. Për më tepër, nuk duhet të kishte urdhëruar trupa të Gardës Kombëtare nga shtete të tjera në Uashington për qëllime policore, thuhet në vendim.

Cobb urdhëroi që vendosja e Gardës Kombëtare të ndërpritej, por brenda tre javësh administrata Trump mund të apelojë këtë vendim. Për këtë arsye, urdhri do të mbetet në fuqi deri më 11 dhjetor. Garda Kombëtare është një njësi rezervë ushtarake dhe pjesë e forcave të armatosura të SHBA-së. Normalisht është nën kontrollin e shteteve individuale dhe vendoset në ndonjë vend në situata të tilla si fatkeqësi natyrore, trazira civile ose emergjenca të tjera. Megjithatë, në situata të caktuara, Presidenti i SHBA-së mund të marrë edhe komandën dhe ta dërgojë atë në ndonjë rajon. T

rump urdhëroi Gardën Kombëtare të shkonte në Uashington në gusht, duke justifikuar mobilizimin e saj me një përhapje të supozuar tejet të lartë te kriminalitetit, por sipas ekspertëve, statistikat e krimit nuk e mbështesin këtë pretendim dhe vetë qyteti ndërmori veprime ligjore kundër një vendimi të tillë.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta