Trafik droge dhe përgatitje për vrasje, GJKKO merr vendimin për tre anëtarët e grupit të strukturuar kriminal
I gjithë territori i Qarkut Kukës vijon të jetë nën reshje shiu me intensitet të ulët, por pavarësisht kushteve atmosferike, të gjitha akset rrugore nacionale mbeten të hapura dhe të qarkullueshme.
Reshjet kanë shkaktuar rënie gurësh, inerteve dhe vërshime uji në disa segmente, por situata është normalizuar.
Autoritetet vendore të bashkive Kukës, Has dhe Tropojë raportojnë se deri tani nuk ka emergjenca apo problematika serioze të shkaktuara nga moti.
Furnizimi me energji elektrike është i stabilizuar në gjithë qarkun, me përjashtim të fshatrave Dojan, Markaj dhe Breçan në Njësinë Bujan të Bashkisë Tropojë, ku ka ndërprerje të energjisë.
Ndërkohë, furnizimi me ujë të pijshëm po kryhet sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve Kukës.
Top Channel