Pas polemikave, Jared Kushner heq dorë nga plani për të ndërtuar rezidencën luksoze në Beograd
Ivi Kaso dhe Fatmir Xhafaj janë përfshirë në një debat gjatë mbledhjes së komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, pasi zv. kryeministres Belinda Ballukut iu pezullua ushtrimi i detyrës dhe u ndalua dalja jashtë vendit.
Sipas Kasos, kjo është një situatë e pazakontë, pasi numri dy i qeverisë refuzon të japë dorëheqjen.
Xhafaj iu përgjigj demokratit duke i thënë se deklarata e tij nuk përputhet me rendin e ditës.
Pjesë nga debati:
Kaso: Para se të filloj me rendin e ditës, desha të ngre një çështje të rëndësishme, pasi besoj se mbledhja ditën e sotme nuk mund të fillojë në mënyrë të zakonshme, për shkak se jemi në një situatë të pazakonshme, si politike, ashtu edhe institucionale. Gjendemi para një momenti shumë të rëndësishëm, në të cilin zv.kryeministrja e vendit, numri 2 i qeverisë, jo vetëm është marrë e pandehur nga organet e drejtësisë, por ndaj saj është aplikuar edhe masë sigurimi personale që e ndalon të ushtrojë funksionet e zv.kryeministres dhe ministres, si edhe i ndalon daljen jashtë shtetit.
Është një vendimmarrje e rëndësishme që na prek edhe ne si Kuvend i Shqipërisë, na prek edhe ne si komision, prandaj dhe duhet të marrë vëmendjen e duhur, sepse është një vendimmarrje që, pavarësisht se nga njëra anë kënaq një pritshmëri të madhe publike që drejtësia të merret dhe të vërë para përgjegjësisë penale një zyrtar të perceptuar gjerësisht si zyrtari më i korruptuar në vend, pas kryeministrit, nga ana tjetër nuk kënaq pritshmërinë e opozitës, pavarësisht se e nxjerr kryeministrin nga një siklet i madh dhe mazhorancën nga një siklet i madh, kur një person është marrë i pandehur me akuza të tilla, të rënda korrupsioni, refuzon të japë dorëheqjen, refuzon të lërë detyrën publike dhe i bën një nder të madh në këtë mënyrë, duke e shpëtuar kryeministrin nga një siklet i madh, por nuk le aspak të kënaqur opozitën, e cila ka kohë që artikulon që përgjegjësi i vërtetë i kësaj situate është kryeministri dhe përgjegjësia duhet të fillojë nga kryeministri. Duhet që kryeministri të merret i pandehur, sepse askush nuk beson që numri 2 i qeverisë, sado guximtar dhe fuqiplotë të jetë, t’i bëjë këto gjëra, të guxojë në ditën me diell të vjedhë 50 mln euro pa bekimin e kryeministrit.
Tani, si na prek ne kjo si komision, si na prek ne kjo si institucion i Kuvendit? Na prek, sepse në këtë moment të rëndësishëm që jemi në diskutimin e buxhetit, në diskutimin nen për nen të buxhetit, është ky fakt që na jep spunton që të rishikojmë qëndrimin tonë institucional në raport me mbështetjen që i japim institucioneve të drejtësisë, SPAK-ut në veçanti, ku edhe në seancën e kaluar dëgjova shumë fjalime në seancën plenare, shumë qëndrime që u mbajtën, të cilët e mbështesnin me fjalë, por në momentin që diskutojmë nen për nen buxhetin, këtë buxhet të deklaruar me fjalë që shumë kolegë e mbajtën në seancën plenare ta bëjmë realitet sot, dhe në diskutimin nen për nen të buxhetit ta përkthejmë edhe në mbështetje për buxhetin, dhe me fonde më të larta se sa ato që janë diskutuar dhe paraparë në buxhet, përsa i përket ngritjes së kapaciteteve hetimore, hetimeve proaktive, investimeve në teknologji dhe gjithçka tjetër që bën cilido mazhorancë apo zyrtar të këtij shteti që të jetë vërtetë përgjegjës dhe të ndihet vërtetë përpara forcës së ligjit, duke i garantuar nga ana tjetër ligjit këtë mundësi që të ndjekë në mënyrë efektive.
Xhafaj: Kjo nuk përputhet me rendin e ditës. Më vjen keq që deklarata juaj, nuk jemi këtu për akuza apo për të folur mbi akuzat, ne jemi për të respektuar drejtësinë. Unë konstatoj një gjë pozitive, më në fund ju jeni së paku në linjën e duhur. I thoni SPAK, ndërsa kolegët tuaj Skap. Drejtësia është atje të bëjë punën e vet dhe ne këtu punën tonë. Për mbështetjen, më vjen keq. Prokuroria e Posaçme është e mbështetur si askush tjetër. Përfaqësuesit e Prokurorisë së Posaçme kanë qenë këtu dhe kanë deklaruar se nuk kanë nevojë për fonde shtesë. Kur ata nuk kërkojnë t’u japim ne, ne vetëm dalim të shpërndajmë lekë rrugëve. Por kjo nuk është politikë e shëndetshme dhe në interesin e qytetarëve. Unë uroj dhe dëshiroj që ju, siç keni këtë qëndrim, ta keni dhe kur bëhet fjalë për çështje penale që drejtësia formulon për përfaqësuesit e opozitës. Drejtësia me dy standarde nuk e duam ne këtu, as qytetarët, dhe nuk është në përputhje me shtetin e së drejtës.
Top Channel