Ndërhyrja horror e Luis Diaz ndaj Ashraf Hakimi në ndeshjen e Ligës së Kampioneve mes Bayern Munich dhe PSG, ishte një temë diskutimi edhe më tepër se rezultati atë ditë.

Si rrjedhojë mbrojtësi maroken po vazhdon ti nënshtrohet fazës së rikuperimit, ndërkoh që kritika të shumta shkuan ndaj futbollistit të Bayern-it. Sot UEFA ka njoftuar skuadrën gjermane për një pezullim prej 3 ndeshjesh për Luis Diaz, pikërisht për këtë ndërhyrje.

Një vendim i cili ka sjellë reagimin e klubit bavarez, që i ka kërkuar arsyetimin e zbardhur dhe të plotë UEFA-s për këtë penalizim të lojtarit të tyre për të përgatitur apelimin.

Ndërkohë që një ndeshje pezullim Diaz e ka automatikisht për shkak të kartonit të kuq që mori për ndërhyrjen e kryer.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta