Vrau në mënyrë makabre prindërit e tij, del për herë të parë para gjyqit djali i regjisorit të famshëm të Hollywood-it 17/12 22:10
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryebashkiaku i sapozgjedhur i New York-ut, Zohran Mamdani, janë takuar me njëri-tjetrin.
Ata kanë biseduar sëbashku në Zyrën Ovale, aty ku edhe kanë shtjelluar disa çështje.
Presidenti ka deklaruar se patën një takim të shkëlqyer, duke shtuar se do të punojnë për qytetin.
Trump gjithashtu e uroi Mamdanin për fitoren e tij, duke treguar kështu një ndryshim në marrëdhënien e tyre të tensionuar.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se ata folën për strehimin, ushqimin dhe një sërë temash të tjera.
“Çdo gjë që bëj do të jetë e mirë për Nju Jorkun”, tha Trump.
Top Channel