‘Duhet të kishte bërë një marrëveshje një vit më parë’/Plani i SHBA-së për Ukrainën, Trump: Zelensky ta miratojë, përndryshe të vazhdojë luftën
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryetari i sapozgjedhur i bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, zhvilluan një takim në Zyrën Ovale, duke lënë pas debatet e forta të fushatës.
Gjatë konferencës me gazetarët, Mamdani u shpreh se diskutimi nuk ishte për dallimet politike, por për “qëllimin e përbashkët” të shërbimit ndaj njujorkezëve.
Kryebashkiaku theksoi se fokusi i tij kryesor në marrëdhënien me Shtëpinë e Bardhë do të jetë ekonomia e qytetit.
Trump deklaroi se Mamdani “do të jetë një kryebashkiak i shkëlqyer”, ndërsa Mamdani theksoi se të dy ndajnë një dashuri të përbashkët për qytetin dhe se presin të bashkëpunojnë për çështjen e përballueshmërisë.
Ai ka deklaruar se patën një takim të shkëlqyer. Trump gjithashtu e uroi Mamdanin për fitoren e tij, duke treguar kështu një ndryshim në marrëdhënien e tyre të tensionuar.
Dy zyrtarët u përballën me fyerje të ndërsjella gjatë garës për kryetar bashkie, por sot u angazhuan për një kapitull të ri bashkëpunimi.
Top Channel