Reshjet shkatërrojnë argjinaturën dhe ura në Çukë dhe Dropull, mbi 500 bagëti të mbytura dhe fushat e Konispolit nën ujë

21/11/2025 11:50

Situatë dramatike është regjistruar në Çukë dhe Dropull pas çarjes së argjinaturës së lumit Bistricë dhe tejfryrjes së lumit Drino.

Më shumë se 500 kokë bagëti janë mbytura, ndërsa qindra tonë misër dhe magazina bujqësore janë dëmtuar. Fushat e Konispolit në Çiflik, Shkallë, Musi, Xarrë dhe Vrinë janë nën ujë për shkak të daljes nga shtrati të lumit Pavëll.

Situata rëndohet edhe në fshatin Glinë të Bashkisë Dropull, ku ura kryesore e fshatit është dëmtuar rëndë nga reshjet dhe përmbytja, duke izoluar banorët e Radat, Glinë, Vrahogoranxi, Peshkëpi e Sipërme dhe Peshkëpi e Poshtme. Kolonat e betonit të urës janë dëmtuar dhe mbahen me vështirësi, ndërsa punonjësit e Emergjencave Civile ndodhen në vendngjarje për të vlerësuar dëmet dhe për të siguruar kalimin.

Autoritetet paralajmërojnë banorët të shmangin lëvizjet në zonat e rrezikuara dhe po punojnë për menaxhimin e emergjencës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta