“Për momentin qeveria nuk ka zv.kryeministër dhe ministër të Infrastrukturës dhe Energjisë”, ja si përgjigjet Rama nëse do e zëvendësojë Ballukun
Pas samitit “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”, kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë të përbashkët me komisionen e zgjerimit Marta Kos.
Rama tha se u mbyll një takim i frytshëm, me hapa që e afrojnë më tej rajonin me Bashkimin Europian.
“Kemi mbyllur një takim të frytshëm me hapa që e afrojnë më tej rajonin me BE. Duke konfirmuar se plani i rritjes është një urë e shpejtë dhe e sigurt tregut të përbashkët europian. Shkurtimisht po sjell në vëmendje të publikut disa nga angazhimet.
Roaming që me marrëveshjen e re do të përfshihet edhe për qytetarët tanë në regjimin e BE, një hap domethënës pas atij me pagesat të cilat tani më bëhen pa asnjë ngarkesë ekstra, duke kursyer dhjetëra miliona euro nga xhepa te qytetarëve. Ndërlidhja me korridoret europiane vazhdon të mbetet prioritet, tregtia, transformimimi dhe identiteti dixhital”-u shpreh Rama.
Top Channel