Dëbimi i 700 familjeve shqiptare, Rama sulmon sekretaren e Brendshme britanike: Pëshpërimë statistikore, kërkon të fitojë pikë politike Socialistët zgjodhën kodin e heshtjes përballë vendimit të Gjykatës Kundër Krimit dhe Korrupsionit për pezullimin nga detyra të zv/kryeminsitres Belinda Balluku.
Në ndihmë duket se i erdhën edhe demokratët, të cilët nuk e bënë pjesë të debatit në komisionet parlamentare. I vetmi që doli nga rreshti ishte Ivi Kaso.
“Kjo vendimmarrje na prek dhe ne si Kuvend dhe si komision. Duhet të marrë vëmendjen e duhur, sepse pavarësisht se kënaq pritshmëritë publike që drejtësia të vërë para përgjegjësisë penale një zyrtar të përcaktuar si zyrtar i korruptuar, nga ana tjetër nuk kënaq pritshmëritë e opozitës. Një person i cili është marrë i pandehur refuzon të japë dorëheqjen, të lërë detyrën publike, nuk na lë të kënaqur opozitën që artikulon se përgjegjësia është e kryeministrit”, u shpreh Ivi Kaso, deputet i PD.
“Unë konstatoj një gjë pozitive, më në fund ju jeni së paku në linjën e duhur. I thoni SPAK, ndërsa kolegët tuaj Skap. Drejtësia është atje të bëjë punën e vet dhe ne këtu punën tonë. Unë uroj dhe dëshiroj që ju, siç keni këtë qëndrim, ta keni dhe kur bëhet fjalë për çështje penale që drejtësia formulon për përfaqësuesit e opozitës”, u shpreh Fatmir Xhafaj, kryetar i komisionit të posaçëm parlamentar për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit.
Në Komisionin e Ligjeve ndonëse kishin përballë Ulsi Manjën asnjë demokrat nuk e pyeti për arsyet pse një ditë më parë u thirr ne Kryeministri në të njëjtën kohë kur në godinë u ngujua dhe Belinda Balluku.
I vetmi sherr ishte brenda llojit, pasi deputetja e Roskovecit u mërzit nga zemërgjerësia e kryetarit Manja karshi nënkryetarit demokrat Oerd Bylykbashi.
Manja: Do propozoj 20 minuta pushim, meqenëse nënkryetari i Komisionit, Oerd Bylykashi ka kërkuar që në shqyrtimin e tij të jetë prezent për të mbajtur një qëndrim në emër të grupit parlamentar të PD.
Çaushi: Pse duhet pritur? MANJA: Zegjine, grupi parlamentar ka hierarki. Kështu që mund të mësohesh me këtë lloj hierarkie sepse është kërkesë që është dakordësuar që dje”, u shpreh Ulsi Manja.
Bylykbashi i qëndroi dakordësisë dhe u fokusua vetëm tek oponenca për ligjin e Komisioneve Hetimore duke paralajmëruar dërgimin e tij në Gjykatë Kushtetuese.
Top Channel