GJKKO pezulloi Ballukun nga detyra, Kryeministria çon vendimin në Kushtetuese Është zhvilluar këtë të premte në sallën e teatrit “Petro Marko” ceremonia e shpalljes së vlefshmërisë së mandatit dhe marrja zyrtare e detyrës së Kryetares së zgjedhur të Bashkisë së Vlorës, znj. Brunilda Mersini.
Të pranishëm autoritete të pushtetit vendor dhe deputetë të PS si dhe këshilltarët socialistë, ndërsa mungoi opozita e këshillit bashkiak .
Ceremoninë e ka drejtuar kreu i Këshillit bashkiak të Vlorës, Elpiniqi Mërkuri.
“Një ditë të vecantë e me shumë përgjegjësi”, kështu e ka nisur fjalën kryebashkiakja e re e Vlorës, tashmë e zyrtarizuar, Bruna Mersini, ndërsa nuk ka fshehur emocionin dhe krenarinë që është e para grua që merr drejtimin e bashkisë së qytetit bregdetar të Vlorës
Më pas kryetarja e bashkisë Bruna Mersini është pritur në bashki nga administrata dhe stafi i gjerë
Kështu pas drejtimit për më pak se dy muaj të nënkryetarit të komanduar Elis Halili, prej sot bashkia e Vlorës e ka tashmë drejtuesen e re.
Top Channel