Franco Baresi është kthyer të Casa Milan. Kapiteni historik i kuqezinjve, aktualisht zv/president nderi, u kthye në selinë e klubit milanez 3 muaj e gjysmë pas njoftimit për sëmundjen e tij.

Rrugëtimi i kurimit të ndërmarrë nga legjenda e Milanit dhe krejt futbollit italianë është akoma në gjysmë, por fakti që ai u rikthye dhe u shfaq në një prej vendeve të zemrës së tij me siguri ka sjellë entuziazëm në klub.

Në 3 gusht Milani, njoftoi për sëmundjen e Franco Baresit duke informuar tifozët e Milanit dhe jo vetëm për një ndërhyrje  kirurgjikale me një teknikë mini invazive për heqjen e një noduli në mushkëri që iu gjet gjatë një kontrolli rutinë. Një operacion që doli mirë dhe që nuk u shoqërua me komplikacione pas tij.

Rishfaqja e Franco Baresit në rrjetet sociale e ‘Kapitenit’ ishte në fillim të muajit nëntor me një postim ku shkruhej ‘Rroftë jeta’ që pasonte një foto të tij me flamurin e Milanit, një postim që u shoqërua nga komente të shumta nga bota e Milanit, tifozë dhe ish shokë skuadre të tij.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta