Sulm kundër KFOR-it dhe policisë, Prokuroria e Kosovës vë nën akuzë personin e dyshuar Pas dështimit të formimit të qeverisë, Kosova do shkojë në zgjedhje të parakohshme më 28 dhjetor.
Për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve edhe një palë zgjedhje, të katërtat brenda një viti, paraqesin sfidë, sidomos në aspektin financiar, për çka deri më tani nuk ka mjete buxhetore të planifikuara për organizimin e tyre.
“Jemi të përgatitur për t’i përmbushur në tërësi01:08 01:31 Ne sigurisht mjete nuk kem për të organizuar edhe një palë zgjedhje. Jemi duke i draftuar dhe hartuar të gjitha kërkesat tona”, tha anëtari i KQZ, Arianit Elshani.
KQZ, nuk e ka të definuar shumë se sa do të kushtojnë për shtetin këto zgjedhje, porse vlera pritet të jetë rreth 8 milionë euro, aq sa kanë kushtuar zgjedhjet parlamentare të nëntë shkurtit.
“Shuma mund të jetë e përafërt, por duhet të veçojmë edhe një fakt shtesë se edhe për zgjedhjet e nëntë shkurtit edhe për lokalet kemi pasur disa investime kapitale zgjedhore që i kemi bërë për herë të parë, që janë teknologjike, konsideroj që kjo shumë do të jetë më vogël por mbetet të shihet”, tha Elshan.
Anëtari i KQZ-së nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, pret që qeveria të kryej punën e saj dhe të alokojë mjetet e nevojshme për procesin e zgjedhjeve të parakohshme, derisa shton se ky institucion është i gatshëm për organizimin e procesit.
Së shpejti Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të hartojë raportin financiar mbi kushtueshmërinë e zgjedhjeve të parakohshme. Ndërkohë që 7.9 milionë euro kushtuan zgjedhjet parlamentare të nëntë shkurtit e 10.5 milionë dy raundet e zgjedhjeve lokale.
Për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky institucion ka nisur përgatitjet, përderisa akoma nuk ka përfunduar në tërësi procesi i certifikimit të rezultateve të balotazhit të zgjedhjeve lokale.
Top Channel