Dua Lipa po kombinon futbollin dhe koncertet në Amerikën Latine.

Artistja e njohur nga shqiptare ishte në Buenos Aires disa ditë më parë dhe ndoqi derbin klasik të futbollit të vendit, Boca Juniors – River Plate.

Më pas ajo udhëtoi për në Brazil për koncerte dhe nuk mungoi të vizitonte stadiumin historik Maracana. Dua Lipa ishte në tribunat e Maracana për të ndjekur derbin e famshëm brazilian midis Flamengo dhe Fluminense.

Madje ajo veshi edhe një bluzë të kombëtares braziliane. Kur u vu re nga brazilianët, ajo nuk pushoi së bëri foto me tifozët që ishin edhe fansa të saj.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta