Reshjet e dendura të shiut/ Hidrocentrali i Marjanit në pikë kritike, rrezikohet të çahet diga
Një 29-vjeçar shqiptar u dërgua me burg në Athinë, pasi pranoi se ishte i përfshirë në dhunimin për vdekje të një shoferi 58-vjeçar në zonën Neo Kosmo.
Gjatë seancës në Gjykatën Evelpidon, shqiptari theksoi se viktima e kishte sulmuar i pari dhe pretendoi se vdekja nuk ishte shkaktuar nga goditjet e tij, por nga “miokarditi hipertrofik”.
Mediat greke raportojnë se ai kërkoi falje për përfshirjen në incident, duke insistuar se nuk kishte qëlluar të vriste, dhe shtoi se nuk njiheshin më parë. Megjithatë, prokurori dhe gjykatësi vendosën arrest me burg për veprën penale “vrasje me dashje në gjendje të qetë mendore”.
29-vjeçari ka pasur precedentë të mëparshëm për vepra të tjera kriminale. Gjatë hetimeve, ai deklaroi se viktima e kishte sulmuar fillimisht me spraj dhe më pas e kishte ofenduar.
Top Channel