Radarët e shpejtësisë kapin mat Stefanos Tsitsipas teksa ecte me 210 km/orë, tenisti grek gjobitet dhe i hiqet patenta përkohësisht

20/11/2025 11:15

Të martën, zëvendësministri i Transportit të Greqisë, Konstantinos Kyranakis, tha se kamerat e Autostradës Atike po regjistrojnë normalisht dhe midis shoferëve të pakujdesshëm të kapur nga kamerat ishte edhe një, Stefanos Tsitsipas.

Radari e “kapi” tenistin e mirënjohur duke tejkaluar shpejtësinë në Attiki Odos, teksa ecte me 210 kilometra/orë në makinën luksoze të tipit Lotus.

Kodi i ri Rrugor është i pamëshirshëm. Patenta e tij do të hiqet për një vit dhe gjoba që do të duhet të paguajë është 2,000 euro.

Në rast të përsëritjes së parë, gjoba rritet në 4,000 euro dhe patenta hiqet për 2 vjet.

Për përsëritjen e dytë, gjoba rritet në 8,000 euro në kombinim me heqjen e patentës për 4 vjet.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta