Ish sportisti i snowboard, pjesëmarrrës në Lojërat Olimpike, Ryan Wedding, tani është mes 10 kriminelëve më të kërkuar nga FBI për vrasjen e një dëshmitari federal.

Sipas autoriteteve, Wedding është në kërkim se kishte vënë një shpërblim për vrasjen e këtij dëshmitari që sipas tij do të sillte arkivimin e akuzave penale ndaj Wedding dhe rrjetit të tij ndërkombëtar të trafikut të drogës

Sipas Prokurores së Përgjithshme të SHBA, Pam Bondi, Wedding, që ka qenë pjesë e skuadrës olimpike të Kandasë në sportin e snoëboard në Lojërat Dimërore të Salt Lake City, tani drejton një prej organizatave të trafikut të drogës më prolifike dhe të dhunshme në botë.

Gjithnjë sipas Pam Bondi, organizata e Wedding është përgjegjëse e importit të 60 tonë kokainë në vit nga Meksika në Los Angeles dhe aktualisht është edhe shpërndarësja më e madhe e kokainës në Kanada. Wedding është në kërkim nga autoritetet, për vrasjen e një personi me armë zjarri në një restorant përpara se ai të dëshmonte kundër tii. Ryan Wedding do të duhet t’iu përgjigjet akuzave për intimidim të dëshmitarëve si dhe pastrim parash dhe trafik të lëndëve narkotike

Përvec Wedding, aktakuza përfshin edhe persona të tjerë mes të cilëve një avokat kanadez që dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e dëshmitarit. Vlera e shpërblimit të Departamentit Amerikan të Shtetit në SHBA tani është 15 milionë dollar, ndërkohë që më parë ky shpërblim ka qenë 10 milionë dollarë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta