Italia në playoff, Gattuso: Irlanda e Veriut, skuadër fizike që nuk dorëzohet kurrë
Kosova mësoi këtë të enjte emrin e kundërshtares së saj në gjysmëfinalen e playoffit për Botërorin e 2026. Dardanët në 26 mars do të luajnë ndaj Sllovakisë në këtë gjysmëfinale dhe nëse do të fitojë këtë ndeshje në finale do të luajë me fituesen e sfidës Turqi-Rumani.
Trajneri Franco Foda për kanalet zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës foli për këtë përballje duke e cilësuar të barabartë.
‘Ndeshja e parë është në transfertë ndaj Sllovakisë-tha Foda-Sllovakia është një skuadër shumë e mirë. Fitoi ndaj Gjermanisë në shtëpi me rezultatin 2-0, por ne barazuam në sfidën e fundit, fituam në transfertë në Suedi dhe Slloveni, po ashtu edhe ndaj Islandës. Tani skuadra ka më shumë vetëbesim dhe kjo do të jetë një ndeshje e barabartë’
Trajneri Foda më pas theksoi se fokusi do të jetë i gjithi te ndeshja me Sllovakinë më pas mund të mendojnë për finale që do të luhet në Prishtinë
‘Po e fituam këtë ndeshje, do të kemi më pas një ndeshje në shtëpi ku mund të vendosim gjithçka. Por, siç e thashë ndeshja më e rëndësishme është e para në Sllovaki dhe pastaj të shohim më tej’-deklaroi Franco Foda
Top Channel