Ishulli me 150 mijë banorë u kualifikua në Kupën e Botës, por nuk është kombëtarja me renditjen më të ulët në FIFA që do të luajë në Botërorin 2026
20/11/2025 10:38
Kurasao shkroi historinë duke u kualifikuar për herë të parë në një Kupë Bote pas barazimit 0-0 me Xhamajkën.
Gjithsesi, ishulli i vogël holandez në Karaibe, edhe pse me një popullsi prej 150 mijë banorësh, sërish nuk është kombëtarja me renditjen më të ulët në FIFA që do të luajë në Botërorin 2026.
Kurasao renditet në vendin e 82-të të FIFA-s, ndërsa poshtë saj ndodhen Haiti në vendin e 84-të dhe Zelanda e Re në vendin e 86-të.
Gjithashtu, më poshtë në renditje ndodhen edhe Surinami në venedin e 123-të dhe Kaledonia e Re në vendin e 149-të, të cilat do t’i luajnë shanset e tyre për të shkuar në Botërorin 2026 nëpërmjet play off-it ndërkontinental.
Top Channel