GJKKO e pezulloi nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres, Belinda Balluku prej 3 orësh ndodhet në Kryeministri

20/11/2025 15:31

Belinda Balluku ka shkuar paraditen e kësaj të enjteje në Kryeministri, prej orës 12:40.

Mbërritja e numrit dy të qeverisë në ambientet e Kryeministrisë, është bërë pak pas bërjes publike të lajmit se GJKKO e ka pezulluar nga detyra e zv.Kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, nën akuzën për shkelje e barazisë në tendera në lidhje me tunelin e Llogarasë dhe për lotin 4 të Unazës së Madhe në Tiranë.

Burime të gazetares së Top Channel Anila Hoxha bëjnë me dije se hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit që ju është vendosur në dispozicion shkresa, janë urdhëruar të vënë në dijeni zv.kryeministren Belinda Balluku për masat e dhëna nga Gjykata e Posaçme.

Veç masave ndaj Ballukut, burime jo zyrtare bëjnë me dije se janë vendosur dhe dy masa sigurie “arrest në shtëpie” për dy funksionarë të tjerë, Erald Elezin, kreu i KESH, dhe Gentian Gjyli, kreu i ARRSH.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta