A do të jetë Lamine Yamal trashëgimtar i Messit? Ish-mbrojtësi i Barçës i prerë në përgjigje: Nuk ka krahasim me Leon
Një pretendim surprizues është zbuluar në biografinë e re të Robert Lewandowski, ku thuhet se Barcelona i kërkoi sulmuesit polak të ndalonte së shënuari në dy ndeshjet e fundit të sezonit 2022–23.
Sipas librit “Lewandowski: The Real One”, të autorit Sebastian Staszewski, lojtari është thirrur në një takim me drejtues të klubit, përfshirë presidentin Joan Laporta. Gjatë bisedës, Lewandowskit i është kërkuar të mos shënojë më gola, pasi Barcelona do të detyrohej t’i paguante Bayern Munich një bonus prej rreth 2.2 milionë paundësh nëse ai arrinte kuotën e 25 golave.
Lewandowski, 37 vjeç, u bashkua me Barcelonën në vitin 2022 për 42.5 milionë paund pas tetë viteve të suksesshme te Bayern. Në sezonin e parë, ai udhëhoqi skuadrën drejt titullit të LaLigës me 23 gola në 34 ndeshje.
Libri përshkruan reagimin e tij të habitur ndaj kërkesës, duke theksuar se në karrierën e tij askush nuk i kishte kërkuar ndonjëherë të ndalonte së shënuari. Ai i mbylli dy ndeshjet finale pa gol, por sërish u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit.
Top Channel