Roma, Dybala tenton rikuperim në kohë rekord për të qenë ndaj Juventusit
Paolo Maldini ishte një prej protagonistëve të mëdhenj të edicionit të 40 të çmimeve Viareggio Sport. Ish kapiteni dhe drejtues i Milanit në këtë ceremoni foli për shumë tema; nga lidhja e tij me klubin kuqezi e deri të sfida e së dielës me interit, duke përmendur ndër të tjerat edhe kombëtaren italiane, shkarkimin e Piolit dhe të ardhmen e djalit të tij Daniel.
Por fraza që shënjoi këtë event ishte një deklaratë dashurie pa filtra për Milanin: ‘Për mua, në Itali apo jashtë saj, ekziston vetëm Milani’
Milani dhe gara për titullin
Në lidhje me mundësinë e fitimit të titullit nga Milani, Maldini, simbol i skuadrës kuqezi, preferoi të tregohet i kujdesshëm. ‘E kam pak të vështirë të flas për Milanin, por jam i kënaqur për pozicionin që ka në klasifikim-tha Maldini-do të jenë Napoli, Inter dhe Juventus që do ta diskutojnë titullin, por nëse Milan do të ruajë këtë klasifikim mund të jetë një tjetër kandidat’
Kur u pyet nëse një ditë do të shkojë në ndonjë klub të ndryshëm nga Milani, përgjigjja e legjendës italiane të futbollit ishte: ‘Sinqerisht, në Itali ka vetëm një skuadër dhe kështu do të jetë. Edhe jashtë Italisë’.
Derbi
Pasi u arkivua cështja Milan, Maldini foli për sfidën me Interin, me ish kapitenin kuqezi që nuk i cbilancua dhe parashikoi një ndeshje të luftuar. ‘Të dielën, besoj se të dyja skuadrat do ta luajnë këtë ndeshje, do të jetë një derbi i ekuilibruar-tha Maldini-derbi është i cuditshëm; kemi humbur 6-7 të tillë radhazi e kemi fituar kampionatin, pastaj u kthyem t’i fitojmë dhe gjërat nuk shkuan shumë mirë. Derbi nuk vendos rezultatin final’
Shkarkimi i Piolit dhe përgënjeshtrimi për Fiorentinën
Maldini foli edhe për Stefano Piolin që u shkarkua nga Fiorentina. ‘Është për të ardhur keq që gjërat shkuan kështu-tha Maldini-nga jashtë nuk është e lehtë t’i kuptosh gjërat, shpresoja që të bënte mirë’. Ndërsa për zërat që e shihnin atë te Fiorentina, Maldini u përgjigj duke buzëqeshur. ‘Kushëriri im më telefonoi për të më pyetur, por iu përgjigja që nuk dija gjë. Personalisht nuk kam ditur gjë’-tha Paolo Maldini
Kombëtarja italiane mes Botërorit dhe Gattusos
Përsa i përket kombëtares italiane, Maldini shprehu shpresën e kualifikimit të Të Kaltërve në Botërorin e 2026. ‘Të shpresojmë, për brezin e ri, për djemtë që nuk kanë parë kurrë një botëror-tha Maldini që më pas foli për Gattuson-mendova se ishte një ide e shkëlqyëe, mishëronte shpirtin e kombëtares’. Por Maldini kujtoi gjithashtu dhe evoluimin e bërë nga skuadrat e tjera. ‘Shumë ekipe janë përmirësuar, ka një evolucion nga kombëtaret e vendeve të tjera-shtoi Maldini.
Daniel Maldini dhe ardhja e Palladinos te Atalanta
Dhe në fund, Paolo Maldini foli edhe për djalin e tij Daniel që tani është pjesë e Atalantës. ‘E nisi si titulla, por më pas e pati më të vështirë për të gjetur hapësira-tha Maldini-Daniel ka nevojë të luajë. Palladino? Shpresojmë të bëjë mirë’
Top Channel