Video/ Kualifikimi i Belgjikës në Botëror, De Bruyne shfaqet në dhomën e zhveshjes me paterica për të uruar ekipin

19/11/2025 14:55

Gati një muaj pas dëmtimit të rëndë të pësuar në “Maradona” ndaj Interit, Kevin De Bruyne është shfaqur sërish, këtë herë në dhomat e zhveshjes së Belgjikës, për të mbështetur shokët e skuadrës para ndeshjes me Lihtenshtejnin për kualifikueset e Botërorit 2026.

Mesfushori i Napolit iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale më 29 tetor në Anvers nga profesori Geert Declercq, pas një lezioni të shkallës së lartë në bicepsin femoral të këmbës së djathtë.

Ai u paraqit me paterica, ndërsa procesi i rikuperimit po ecën, por mbetet i gjatë dhe kompleks.

Parashikimet flasin për një mungesë prej 3 deri në 5 muajsh, çka e çon rikthimin e tij në fushë mes fundit të shkurtit dhe fillimit të marsit.

Napoli dhe trajneri Antonio Conte pritet ta kenë mesfushorin vetëm për fazën finale të sezonit, me De Bruyne që do të duhet të gjejë formën optimale për të qenë gati për Botërorin 2026 me Belgjikën.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta