Një 58-vjeçar grek ka humbur jetën nga dhuna fizike e ushtruar nga një 29-vjeçar shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në Neo Kosmo të Athinës, kur 58-vjeçari teksa drejtonte mjetin, është aksidentuar dhe ka humbur jetën.

Fillimisht u mendua se shkak i vdekjes ishte aksidenti automobilistik, por ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi shenja dhune tek 58-vjeçari grek.

Policia përmes kamerave të sigurisë zbuloi se ai fillimisht kishte debatuar verbalisht me drejtuesin e një motori, i cili më pas e ka ndjekur dhe ka arritur ta kapë duke e dhunuar fizikisht.

Në videon e siguruara nga korrespondenti i Top Channel në Greqi, Artur Bibe, shihet momentin në të cilin mjeti i drejtuar nga 58 vjeçari godet në një automjet tjetër dhe në vazhdim Igli Shano që po e ndjek së bashku me dy shtetas të tjerë grekë, zbret nga motori dhe e godet dhunshëm disa herë kokën e viktimës në timonin e makinës së tij.

Në vazhdim largohet por banorë të zonës mundën ta fotografonin. Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin, ndërkohë që në pranga ka rënë edhe babai i tij, Mondi Shano, i cili akuzohet për tentativën e fshehjes së motorit të djalit.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta