Ishulli nga Karaibet me 150 mijë banorë shkruan historinë, bëhet kombi më i vogël që kualifikohet ndonjëherë në një Kupë Bote
Amerika e Veriut ka mbyllur gjithashtu fushatën kualifikuese të Botërorit 2026, me emra surprizë që do të marrin pjesë në Kupën e Botës verën e ardhshme.
Në Grupin A, Panamaja mundi 3-0 El Salvadorin, një fitore që u shoqërua nga disfata 3-1 e Surinamit nga Guatemala, duke i dhënë Panamasë vendin e parë në renditje me 12 pikë.
Në Grupin B ndodhi surpriza e madhe. Kurasao, ishulli i vogël holandez në Karaibe, barazoi pa gola përballë Xhamajkës, një pikë e mjaftueshme për të siguruar vendin e parë që e dërgon atë për herë të parë në finalet e një Kupe Bote.
Një tjetër surprizë ndodhi në Grupin C, aty ku Haiti mundi 2-0 Nikaraguan, duke siguruar vendin e parë, kjo edhe falë barazimit pa gola mes Kosta Rikës dhe Hondurasit.
Kështu Panamaja, Kurasao dhe Haiti do të jenë pjesë e Botërorit verën e ardhshme, ndërsa Surinami dhe Xhamajka, si dy vendet e dyta më të mira, do të luajnë edhe një shans të fundit në play off-in interkontinental.
Top Channel