Për 13 muaj u hapën 33 kapitujt e negociatave, Dudushi në Top Story: Meritë e qeverisë dhe vullnet politik nga Brukseli

19/11/2025 22:20

Në 13 muaj Shqipëria ka arritur që të hapë të 33 kapitujt, në synimin që në 2030 të jetë pjesë e bllokut të BE.

Në studion e Top Story, gazetari Alban Dudushi u shpreh optimist që me të njëjtin ritëm që kapitujt u hapën, do të vijojë dhe procesi i mbylljes së gjithsecilit prej tyre.

“Deri tani kemi kapitujt e hapur, por duhet të plotësosh detyrat që të quhen të mbyllur. Mendoj se ashtu si kapitujt u hapën brenda vitit që përveç  meritës që nuk kemi pse ia heqim kryeministrit dhe administratës, pa diskutim ka dhe një vullnet politik nga Brukseli në këtë rast. Besoj se ky vullnet do të jetë dhe në momentin që do të diskutohen mbylljet e kapitujve”, tha ai.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta