NBA, LeBron James kthehet në parket, me një rekord të ri…
E shtuna e 15 nëntorit ishte dita perfekte për Lara Colturin. Skiatorja italiane që garon për ngjyrat kuqezi në Kupën e Botës në Ski, u rendit në vendin e dytë në Slalom në ndalesën e dytë të këtij sezoni, duke festuar kështu në mënyrën më të mirë të mundshme 19 vjetorin e saj të lindjes.
Më mirë se Colturi bëri vetëm legjenda e këtij sporti, Mikaela Shiffrin, me amerikanen që u impresionua nga paraqitja e Lara Colturit.
‘Colturi i ka të gjitha mundësitë për t’u përmirësuar dhe të cojë sportin e skive më përpara. Ajo është tashmë këtu, duke e rritur nivelin. Përqendrimi i saj është kaq i pabesueshëm. Është shumë e pjekur’-është shprehur Mikaela Shiffrin fituese e 102 garave deri tani në karrierën e saj
Ndalesa e radhës së Kupës së Botës do të jetë ne Gurgl të Austrisë ku Lara Colturi do të garojë sërish në disiplinën e Slalomit. Një pistë nga e cila skiatorja e talentuar ka ruajtur kujtime të bukura teksa pikërisht këtu, Lara Colturi u ngjit për herë të parë në podium
Top Channel