Nuk ka surpriza në Kupën e Shqipërisë, Vora kalon në raundin tjetër me përmbysje (Rezultatet)
19/11/2025 15:22
Raundi i dytë i Kupës së Shqipërisë u mbyll sot me gjashtë ndeshje plot gola dhe emocione.
Skënderbeu, Vora, Besa, Pogradeci, Apolonia dhe Burreli siguruan kalimin në turin tjetër, në një ditë ku nuk pati surpriza dhe të gjitha skuadrat pritëse arritën të marrin fitoren.
Në total u shënuan 32 gola, nga të cilat 30 gola erdhën nga ekipet e Kategorisë së Parë, duke e shndërruar raundin në një spektakël ofensiv. Iliria, Sopoti, Kukësi, Korabi, Lushnja dhe Kastrioti nuk arritën të bëjnë mrekullinë në transferta.
REZULTATET FINALE
Vora 2-1 Sopoti
Besa 3-1 Kukësi
Burreli 5-2 Kastrioti
Pogradeci 4-3 Korabi
Apolonia 3-2 Lushnja
Skënderbeu 4-2 Iliria
Top Channel