Glauk Konjufca ka dështuar të zgjidhet kryeministër i Kosovës meqë nuk mori 61 votat e nevojshme në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje hyri në seancë pa një marrëveshje paraprake dhe sikurse mandatari i partë, Albin Kurti, edhe Konjufca nuk mori mbështetje, raporton Gazeta Express.

Për votuan 56, kundër 53 dhe katër abstenime.

Vota të ngjashme kishte marrë edhe Kurti. Për të kishin votuar 56 për, 52 kundër dhe katër abstenime.

Pas këtij dështimi zgjedhjet pritet të jenë të pashmangshme. Tani i mbetet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, të vendosë për hapat e mëtejmë. Dhjetori është përmendur si muaj i mundshëm për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta