Conte, Luis Enrique, Yamal; nis gara e ‘Globe Soccer Awards’
Ditën e martë Milani iu rikthye punës teksa në horizont shfaqet derbi i Madonninës që është programuar të luhet këtë të dielë.
Mike Maignan, Matteo Gabbia dhe Samuele Ricci e përafruan me 24 orë kthimin në skuadër, ndërkohë që në orët në vazhdim do të vijnë edhe lojtarët e fundit nga impenjimet me kombëtaret e tyre dhe më pas grupi do të jetë më në fund i plotë. Me skuadrën është bashkuar edhe Adrien Rabiot që është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i pësuar me përfaqësuesen franceze dhe pritet që të ketë një vend në formacionin bazë në mesfushë përkrah Modric dhe Fofana
Kështu, formacioni për mbrëmjen e së dielës është praktikisht gati dhe e vetmja dilemë e trajnerit Massimiliano Allegri është në krahun e majtë ku balotazhi është mes Davide Bartesaghi dhe Estupinan. Në portë do të jetë Maignan dhe para tij në repartin e mbrojtjes do të jenë Tomori, Gabbia dhe Pavlovic, në të djathtë do të jetë Saelemaekers. Ndërsa në sulm, për herë të parë që nga fillimi do të jetë dyshja e Pulisic dhe Leao.
Për Leaon, që ditën e martë e kaloi në Portugali me familjen e tij, derbi i së dielës do të jetë special pasi për herë të parë në tribunat e San Siro, do të jenë të pranishëm edhe fëmijët e tij, Thiago dhe Leonardo, dhe për luzitanin që i ka shënuar 3 gola Interit, me siguri ata do të jenë një stimul më shumë
Top Channel