Video/ Kualifikimi i Belgjikës në Botëror, De Bruyne shfaqet në dhomën e zhveshjes me paterica për të uruar ekipin
Një mbrëmje historike dhe emocionalisht e papërshkrueshme në Hampden Park solli rikthimin e Skocisë në Kupën e Botës pas 28 vitesh, falë një fitoreje dramatike 4-2 ndaj Danimarkës.
Kapiteni Andy Robertson ishte ndër figurat më të prekura, duke zbuluar pas ndeshjes se gjatë gjithë ditës kishte menduar vazhdimisht për ish-shokun e tij të skuadrës, Diogo Jota, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik gjatë parasezonit.
Duke folur për BBC Sport, kapiteni 31-vjeçar pranoi se emocionet e kishin pushtuar tërësisht: “E kam fshehur mirë, por sot kam qenë në copëza. E di që me moshën që kam, kjo mund të jetë shansi im i fundit për të shkuar në Botëror. Nuk e hiqja dot nga mendja shokun tim Diogo Jota. Folëm aq shumë për Botërorin. E di që sot po buzëqesh për mua.”
Jota, pjesë kyçe e kombëtares së Portugalisë që u kualifikua gjithashtu, ishte shpallur kampion i Nations League në qershor përpara aksidentit fatal. Robertson, që kishte bërë 130 ndeshje përkrah tij te Liverpool, e ka përjetuar thellë humbjen.
Skocia përjetoi një natë të çmendur futbolli: një sfidë me përmbysje, nerva dhe gola spektakolarë.
Scott McTominay zhbllokoi ndeshjen me një roveshatë të jashtëzakonshme.
Danimarka barazoi me një penallti të Rasmus Hojlund.
Me 10 lojtarë pas daljes me të kuqe të Kristensen, Danimarka u vu në presion dhe Lawrence Shankland riktheu epërsinë.
Patrick Dorgu shoi përkohësisht ëndrrën skoceze.
Në shtesë, Kieran Tierney realizoi një gol brilant nga distanca, duke i dërguar skocezët direkt në Botëror.
Në kaos e sipër, Kenny McLean shënoi nga mesi i fushës, ndërsa Danimarka kërkonte barazimin e tretë.
Fitorja 4-2 e çoi Skocinë direkt në Botërorin e SHBA-Kanada-Meksikë 2026, pa nevojën e playoff-it të marsit.
Top Channel