Paraqitja e Lara Colturit befasoi dhe Shiffrin: Po e rrit nivelin, është kaq e pjekur
Kur kanë kaluar 5 vjet nga tërheqja e tij nga tenisi, Lleyton Hewitt është kthyer në fushë në lojën dyshe bashkë me djalin e tij Cruz, në New South Wales Open.
Dhe debutimi ishte fitues për dyshen Hewitt senior dhe junior të cilët mundën në dy sete dyshen e formuar nga Hayden Jones dhe Pavle Marinkov 6-1 dhe 6-0 në vetëm 46 minuta lojë. Në moshën 44 vjecare, Lleyton Hewitt ishte tërhequr nga turnetë e lojës individuale në vitin 2016.
Në karrierën e tij, australiani, ish numri 1 i botës ka fituar US open në 2001 dhe Ëimbledon në 2002. Aktualisht është kapiteni i Australisë në Kupën Davis. Cruz Heëitt, 16 vjecar, është një nga 3 fëmijët e Lleyton dhe bashkëshortes së tij, ish aktorja australiane, Bec Hewitt. Fitorja në lojën dyshe me babain e tij, i jep mundësinë atij të harrojë humbjen në lojën individuale ndaj japonezit Hayato Matsuoka 7-5, 3-6, 5-7.
Top Channel