Moti i tërbuar nuk i ndal “Gjelat”! 2 orë ndërprerje, 3 gola dhe një Mbappe që “kërcënon” rekordin absolut të Messit!
Zvicra siguroi mbrëmë biletën direkte për Kampionatin Botëror 2026, pasi doli me barazim 1:1 ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ky rezultat iu mjaftoi “Helvetikëve” për të mbyllur grupin në krye.
Në këtë fushatë kualifikuesesh, Granit Xhaka ka qenë figura qendrore e kombëtares zvicerane, duke e udhëhequr ekipin drejt një Botërori tjetër. Megjithatë, mbrëmë ai u përball me vërshëllima nga një pjesë e tifozëve në Prishtinë, një reagim që vetë mesfushori nuk e kishte pritur.
Pas kësaj ngjarjeje, ka reaguar edhe vëllai i tij, Taulant Xhaka, i cili i doli publikisht në krah: “Gjithmonë deri në vdekje me ty vëlla. Krenaria e shqiptarëve. Zoti i ruajt të gjithë shqipet e vërteta nëpër botë”, shkroi ai në rrjete sociale.

Top Channel