Mbrojtësi i Bayern-it, Davies, rikthehet në stërvitje të plotë pas 8 muajsh mungese
Adeyemi do të duhet të paguajë një gjobë prej 450,000 eurosh për posedim të armëve të paligjshme, raporton gazeta gjermane Bild.
Një vit më parë, gjatë një kontrolli të futbollistit dhe partneres së tij, këngëtares Loredana Zefi, policia gjeti një elektroshok dhe një bokser, dhe sipas ligjit gjerman për armët, blerja, posedimi dhe mbajtja e armëve të tilla është një krim i rëndë. Edhe pse incidenti ndodhi vitin e kaluar, ai u rikthye përsëri në qendër të vëmendjes së publikut sepse pas një procesi disamujor, erdhi vendimi. Ai mori një gjobë të majme! Adeyemi do të duhet të paguaj 450,000 euro, të ndara në 60 këste nga 7,500 euro.
Futbollisti dhe avokati i tij refuzuan të komentonin mbi këtë rast, dhe Borussia Dortmund tha se i merr seriozisht akuzat penale dhe do të zhvillojë një takim me futbollistin, “duke respektuar kriteret e konfidencialitetit”.

Shqiponja dykrenare dhe monumenti i UÇK-së
Adejemi tërhoqi vëmendjen e publikut në Serbi kur qëndroi në Kosovë me gruan e tij Loredana Zefi në fund të majit të këtij viti. Loredana ka lindur në Lucern, por familja e saj është me origjinë nga Ferizaj, kështu që reperja kontroverse me origjinë shqiptare vendosi të vizitojë Kosovën me bashkëshortin e saj.

Në atë kohë, në rrjetet sociale u shfaq një foto në të cilën lojtari i kombëtares gjermane bën shqiponjën me dy duar duke pozuar përpara monumentit të UÇK-s. Interesante është se Adeyemi ka pasur probleme në karrierën e tij më parë për shkak të gruas së tij. Çifti u martua në vitin 2024 dhe janë bashkë që nga fillimi i vitit 2023. Kur filluan të dilnin bashkë, futbollisti ra në një krizë serioze forme dhe gazeta gjermane Bild e quajti të dashurën e tij Loredana si fajtore për ndeshjet e këqija. Për shkak të përpjekjeve të pamjaftueshme, ai u kërcënua me pezullim. Mediat pretenduan se ishte faji i reperes që futbollisti nuk ishte më në nivelin e duhur.
Top Channel