Nis zyrtarisht gara për ceremoninë e ndarjes së çmimeve Globe Soccer Awards, teksa janë shpallur kandidaturat, ku padyshim dominon Paris Saint Germaini, skuadra kampione e Evropës.

Ceremonia do të mbahet në 28 dhjetor në Dubai ku do të jepen çmimet për më të mirë në 15 kategoritë kryesore, nga këto për 9 cmime do të merret parasysh edhe vota e publikut me tifozët që do të kenë mundësinë që të shprehin preferencat e tyre deri në 27 nëntor.

Sic e thamë, Paris Saint Germaini do ketë pjesën e luanit teksa trajneri Luis Enrique është në garë për çmimin e trajnerit më të mirë, ndërsa Luis Campos është kandidat për Cmimin si Drejtori Sportiv më i mirë. Po kështu, vetë Paris Saint Germain pretendon fitoren për çmimin si skuadra më e mirë, ndërsa në garë për Cmimin si Lojtari më i mirë janë plot 8 futbollistë të klubit parizien në garë; Dembélé, Doué, Hakimi, Kvaratskhelia, Nuno Mendes, Fabián Ruiz, Vitinha e Donnarumma (që tani është pjesë e Manchester City).

Duke qëndruar te kandidaturat për çmimin e Lojtarit më të mirë, në garë janë edhe Vinicius Junior, Kylian Mbappe, Lamine Yamal, Harry Kane, mohamed Salah.  Në futbollin e femrave favoritja kryesore për të fituar si Lojtarja më e mirë është pikërisht mesfushorja e Barcelonës dhe përfaqësueses së Spanjës, Aitana Bonmati e cila nëse do ta fitojë, do të jetë për të tretin vit radhazi.

Risia për edicionin e 2025 të Globe Soccer Awards, është çmimi për trajnerin më të mirë psikologjik.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta