Çmenden drejtuesit e Barcelonës, 1750 euro çmimi i biletës VIP në Camp Nou-n e ri dhe bileta më e lirë kushton 369 euro…

19/11/2025 01:01

Ka patur shumë reagime ndaj çmimeve, por Laporta siguron se do të ulen sapo stadium të jetë me kapacitet të plotë.

Kthimi historik i Barcelonës në stadiumin e rinovuar Camp Nou është pritur me një kërkesë të paparë dhe çmime rekord biletash, me vendet VIP që arritën çmimin deri në 1,750 euro brenda një dite, duke shkaktuar debate të nxehta përpara ndeshjes të së shtunës kundër Athletic Bilbao.

Kthimi në “shtëpi” zyrtarisht merr formë pasi Këshilli i Qytetit të Barcelonës dha dritën jeshile për Fazën 1B, duke lejuar që ndeshja kundër Athletic të zhvillohet në Camp Nou me një kapacitet maksimal prej 45,401 spektatorësh. Fillimisht, klubi e çmoi përvojën VIP në 1,000 euro për vendet zyrtare dhe 750 euro për zonën pranë lojtarëve dhe stolit, por në më pak se 24 orë çmimet u rritën ndjeshëm: 1,750 euro për vendet VIP dhe 1,250 euro për vendet pranë stolit. Në të njëjtën kohë, opsioni Pitch Row Tribune u shtua me 950 euro, si një zgjidhje Premium më “e përballueshme”.

Për publikun e gjerë, biletat e së shtunës fillojnë nga 369 € dhe shkojnë deri në 689 €, me vendet në zonën Gol Sud të shitura tashmë, ndërsa ka ende vende të disponueshme në Lateral dhe Tribuna. Anëtarët gëzojnë një zbritje prej 20%, por kostoja përfundimtare mbetet e lartë për shumë të tjerë, duke pasur parasysh natyrën historike të rastit dhe kufizimet e përkohshme të kapacitetit.

Reagimet ndaj çmimeve e detyruan Joan Laporta të merrte një qëndrim publik, duke theksuar se ndërsa projekti përparon do të hapen më shumë zona të stadiumit dhe çmimet e biletave do të ulen. Ai gjithashtu theksoi se bileta vjetore sezonale e klubit mbetet, sipas mendimit të tij, një nga më të përballueshmet në Evropë, dhe se çmimi aktual pasqyron veçantinë e momentit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta