Ishulli nga Karaibet me 150 mijë banorë shkruan historinë, bëhet kombi më i vogël që kualifikohet ndonjëherë në një Kupë Bote
Me ndeshjet e fundit të zhvilluara më 18 nëntor, procesi i kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 ka hyrë në fazën përfundimtare. Tashmë 42 prej 48 vendeve të turneut janë plotësuar, ndërsa vetëm gjashtë bileta mbeten ende në lojë.
Përfaqësueset e fundit që siguruan kualifikimin ishin Belgjika, Zvicra, Spanja, Austria dhe Skocia nga UEFA, dhe Kurasao, Haiti dhe Panama nga zona CONCACAF – ku Kurasao bën histori me kualifikimin e saj të parë ndonjëherë.
Botërori 2026 do të jetë edicioni i parë me 48 skuadra, ndërsa Kanadaja, Meksika dhe SHBA janë të kualifikuara automatikisht si vendet pritëse.
Ekipet e kualifikuara për Kupën e Botës 2026
Vendet pritëse (3)
Kanada
Meksika
Shtetet e Bashkuara
AFC – Azi (8)
Australia
Irani
Japonia
Jordania
Katari
Arabia Saudite
Koreja e Jugut
Uzbekistani
CAF – Afrika (9)
Algjeria
Kepi i Gjelbër
Egjipti
Gana
Bregu i Fildishtë
Maroku
Senegali
Afrika e Jugut
Tunizia
CONCACAF – Amerika e Veriut & Qendrore (3 deri tani)
Kurasao
Haiti
Panama
(Kanada, Meksika dhe SHBA të kualifikuara si vendet pritëse)
CONMEBOL – Amerika e Jugut (6)
Argjentina
Brazili
Kolumbia
Ekuadori
Paraguai
Uruguai
UEFA – Evropa (12 deri tani)
Austria
Belgjika
Kroacia
Anglia
Franca
Gjermania
Holanda
Norvegjia
Portugalia
Skocia
Spanja
Zvicra
OFC – Oqeania (1)
Zelanda e Re
Kush lufton për 6 vendet e fundit?
Play off-i i Europës:
Italia
Turqia
Danimarka
Ukraina
Polonia
Uellsi
Republika Cceke
Sllovakia
Irlanda
Shqipëria
Bosnja & Hercegovina
Kosova
Suedia
Rumania
Maqedonia e Veriut
Irlanda e Veriut
Dy biletat e fundit do të vendosen në playoff-in ndërkontinental, ku do të marrin pjesë:
Bolivia
Republika Demokratike e Kongos
Iraku
Xhamajka
Kaledonia e Re
Surinami
Playoff-i interkontinental do të zhvillohet në mars 2026, në Meksikë.
Edhe tre vende të tjera nga CONCACAF, UEFA dhe Afrika do të plotësohen pas ndeshjeve të playoff-it të rajoneve përkatëse, duke finalizuar listën e 48 pjesëmarrësve në Botërorin e parë të zgjeruar.
Botërori 2026 pritet të jetë më i madhi në histori — me më shumë skuadra, më shumë spektakël dhe më shumë surpriza.
Top Channel