Rikthimi i Barcelonës në Camp Nou për ndeshjet e Ligës së Kampioneve është gjithnjë e më pranë. Sipas medias spanjolle, klubi katalanas ka marrë miratimin paraprak nga UEFA që ndeshjen e tij të radhës të kompeticionit ndaj Eintrachtit e programuar në 12 dhjetor, ta luajë në shtëpi.

Vetë klubi gjerman konfirmoi se ka marrë njoftim nga Barcelona se ky takim do të luhet në Spotify Camp Nou dhe se ka nxjerrë në shitje biletat të cilat janë shitur brenda 24 orësh. Ndërkaq, një javë para sfiës mes Barcelonës dhe Eintrachtit të Frankfurtit, në 29 nëntor,  UEFA do të dërgojë disa inspektorë në Camp Nou për të parë që ambientet e stadiumit të klubit katalanas i plotësojnë kriteret.

Ndërkaq, këtë të shtunë, Barcelona do të bëjë kthimin e shumëpritur në stadiumin e saj me ndeshjen ndaj Athletic Bilbao, e vlefshme për javën e 13 të La Liga, një rikthim që do të festohet ashti sic e meriton dhe që ndodh 915 ditë pas sfidës së fundit që është luajtur në impiantin mitik katalanas.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta