Ekskluzive/ “Mos e përjetoni me ankth play off-in”, këshilla e De Biasit për Kombëtaren: Besoj te kualifikimi i Shqipërisë në Botëror
Ka përfunduar fushata kualifikuese e Botërorit 2026 në Europë, ku përveç ekipeve të kualifikuara, janë mësuar edhe skuadrat që do të luajnë në play off.
Shqipëria dhe Kosova do të jenë në vazon e tretë duke shmangur një përballje me njëra-tjetrën, së bashku me Irlandën dhe Bosnje & Hercegovinën.
Në vazon e parë janë: Italia, Danimarka, Turqia dhe Ukraina. Në vazon e dytë, aty ku janë dhe kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë e Kosovës janë: Poloni, Uells, Republikë Çeke dhe Sllovaki.
Në vazon e fundit janë ekipet e ardhura nga Nations League: Rumani, Suedi, Maqedoni e Veriut dhe Irlandë e Veriut.
Shqipëria do ta luajë ndeshjen e parë jashtë dhe finalja do të mësohet në bazë të shortit nëse kuqezinjtë, në rast se kalojnë, do të jenë pritës ose udhëtues. E njëjta gjë vlen edhe për Kosovën.
Shorti do të hidhet më 20 nëntor në Nion të Zvicrës, ndërsa faza play off do të luhet në mars të 2026-ës.
Top Channel