Senati në SHBA voton me unanimitet ligjin për hapjen e dosjes së Epstein, dokumenti shkon në tryezën e Trump për t’u firmosur
Kosova e ka mbyllur me nder fushatën kualifikuese të Botërorit 2026, duke barazuar 1-1 me Zvicrën në “Fadil Vokrri”, me “Dardanët” që tani do të shohin nga faza play off për të realizuar ëndrrën e madhe.
Ishte Zvicra ajo që dha sinjalin e parë në këtë ndeshje teksa pati një tentativë që u ndal nga portieri Muriç, ndërsa në minutën e 36’, ishte Kosova që krijoi një mundësi me Veldin Hoxhën, por gjuajtja e tij u prit nga portieri Kobel.
Por ajo që ra në sy është se një pjesë e tifozëve të pranishëm në “Fadil Vokrri” fërshëllenin Granit Xhakën sa herë ai kishte topin në zotërim, më pas ishte Muriqi që bëri përpjekjen e tij por pa sukses. Megjithatë pjesa e parë përfundoi me barazimin 0-0.
Pjesa e dytë nisi menjëherë me gol, me helvetët që kaluan në avantazh në minutën e 47’ të takimit me anë të Vargas.
Gjithsesi, barazimi erdhi nga Muslija, i cili me një goditje nga distanca “shtangu” portierin Kobel, duke rikthyer baraspeshën me një supergol.
Kështu Kosova e mbyll në vendin e dytë Grupin B me 11 pikë, duke ndalur dhe ecurinë perfektë të Zvicrës që deri para sfidës së sotme i kishte të gjitha fitore.
Rezultati:
Kosovë 1-1 Zvicër
Muslija 74′ / Vargas 47′
Momentet kryesore:
90+5′ Mbyllet sfida në barazim 1-1!
74′ Goool Kosova 1-1/ Muslija godet me të djathtën nga distanca dhe e dërgon topin në një kënd të portës, e pamundur për t’u ndalur nga Kobel. (Video)
47′ Gol Zvicra 0-1/ Sow pason për Vargas, me këtë të fundit që nuk gabon para Muriç. (Video)
46′ Nis pjesa e dytë!
45+2′ Mbyllet pjesa e parë me rrjeta të paprekura!
38′ Provon edhe Vedat Muriqi me kokë, por topi shkon jashtë kuadratit.
37′ Gjuajtjen e parë Kosova e regjistron në minutën e 37-të me Veldin Hoxhën, tentativa e tij ishte qëndrore dhe u ndal nga portieri Kobel.
10′ Rrahmani ndëshkohet me karton të verdhë, për ndërhyrje të gabuar ndaj Embolo.
1′ Starton sfida në Prishtinë!
Formacionet Zyrtare:

Top Channel