“Fizikisht ose online”, Këshilli Bashkiak letër SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve: Lejoni marrjen pjesë në mbledhje të Erion Veliajt
Marrëveshjet mes shtetit dhe privatit pritet të jenë nën mbikqyrjen dhe asistencën e amerikanëve.
Duke ndjekur strategjinë e presidentit Donald Trump, Ambasada Amerikane në Tiranë njoftoi se pas takimit të të ngarkuarës me punë Nancy Vanhorn me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimajt, Shqipërisë do i mundësohet ekspertizë amerikane mbi partneritetet publike- private.
‘Për të çuar përpara vizionin e Presidentit Trump për partneritete të drejta ekonomike që lejojnë zhvillimin e inovacionit, gjatë takimit të saj, znj. VanHorn ndau planet e ambasadës për të ofruar ekspertizë amerikane mbi partneritetet publike-private”, publikoi ambasada lajmin në rrjete sociale.
Një ide që përkrahin SHBA është edhe krijimi dhe miratimi i një mekanizmi të fuqishëm për shqyrtimin e investimeve në Shqipëri. Më tej gjatë komunikimit me ministren e ngarkuara me punë Nancy Vanhorn theksoi se këto nisma kanë synim promovimin e transparencës dhe përgjegjshmërisë në mënyrë që bizneset të lulëzojnë.
Top Channel