Penallti në minutën e 17 shtesë, Iraku mund Emiratet e Bashkuara Arabe dhe shkon në fazën finalen të play off-it të Botërorit

18/11/2025 20:03

Ekipi kombëtar i futbollit i Irakut bëri një hap të madh drejt Botërorit 2026, duke siguruar një vend në playoff pas fitores dramatike 2-1 ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe në Basra.

Takimi u hap në minutën e 52-të, kur braziliani Caio Lucas shënoi për Emiratet. Por Iraku nuk u dorëzua dhe barazoi shifrat me golin e Mohanad Alit në minutën e 66-të. Fituesi i ndeshjes u vendos në kohën shtesë, kur Amir Al-Ammari realizoi një penallti vendimtare, duke vulosur fitoren 2-1 për Irakun.

Kjo fitore rikthen Irakun në garën për një vend në Botëror për herë të parë që nga viti 1986, pas një mungese prej pothuajse 40 vjetësh.

Playoff-i global do të zhvillohet nga 26 deri më 31 mars të vitit të ardhshëm, ku do të garojnë edhe ekipet kombëtare të Bolivisë, Republikës Demokratike të Kongos, Kaledonisë së Re dhe dy skuadrat nga Concacaf.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta