Video/ 50.000 njerëz në sheshin kryesorë të Oslos për të festuar kualifikimin për në Botërorin e 2026-s
Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin italian.
Futbollisti i ri Umberto Catanzaro, 23 vjeç, ka humbur jetën të hënën në mëngjes, dy muaj pasi u qëllua gabimisht gjatë një atentati për hakmarrje në lagjen Spanish Quarter të Napolit, më 15 shtator.
Sipas hetimeve, sulmi ishte urdhëruar nga një bos lokal i krimit, i irrituar pasi i fejuari adoleshent i së bijës kishte publikuar një video intime të saj. Qëllimi i sulmit ishte pikërisht 17-vjeçari, i lidhur me një grup rival.
Krimineli 46-vjeçar kishte mbërritur në zonë me një motor të vjedhur, së bashku me djalin e tij 16-vjeçar dhe një të tretë. Pasi identifikuan të riun brenda një mjeti Smart Fortwo, adoleshenti hapi zjarr duke qëlluar dy herë. Por plumbat nuk kapën objektivin: ata goditën gabimisht Umberto Catanzaro, i cili ndodhej në të njëjtin automjet.
Futbollisti arriti të largohej nga vendngjarja dhe të shkonte në shtëpinë e vjehrrit të tij, i cili e dërgoi menjëherë në spitalin “Pellegrini”. Megjithë trajtimin intensiv për javë të tëra, Catanzaro nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.
Catanzaro kishte luajtur me skuadrat Rione Terra Calcio dhe Monteruscello Calcio në kategoritë e ulëta italiane. Teksa miqtë dhe ish-trajnerët e tij e përshkruajnë si një djalë shembullor, larg çdo përfshirjeje kriminale.
Luigi Testa, drejtor teknik i Rione Terra, e kujtoi me dhimbje: “E mbaj mend si një djalë të sjellshëm, të edukuar dhe shumë korrekt. Edhe pse qëndroi vetëm disa muaj me ne, la një përshtypje shumë pozitive.”
Catanzaro kishte pasur disa probleme fizike që e kishin kufizuar karrierën, ndaj dhe u largua nga ekipi në janar të vitit të kaluar.
Policia italiane ka kryer gjithsej pesë arrestime të lidhura me atentatin: katër më 19 tetor dhe një tjetër më 5 nëntor. Sipas mediave, në mesin e të arrestuarve ndodhen edhe një vajzë e re dhe dy të mitur, që dyshohet se kanë luajtur rol në kurthin e ngritur.
Hetimi për dinamikën e plotë të ngjarjes dhe rolin e secilit prej të dyshuarve vijon.
Top Channel