Video/ Granit Xhaka rikthehet si “armik” në Prishtinë, kapiteni i Zvicrës vërshëllehet nga tifozët sa herë prek topin
Sot Kosova mbyll rrugëtimin e saj në grupin kualifikues për Botërorin 2026, duke u përballur me Zvicrën në një ndeshje me shije hakmarrjeje. Në takimin e parë mes këtyre skuadrave, zviceranët triumfuan me rezultatin e thellë 4-0.
Diferenca e madhe në ndeshjen e parë i jep Zvicrës avantazh të konsiderueshëm, duke bërë që një fitore me 6 gola nga Kosova të jetë e nevojshme për të ndryshuar situatën dhe për të siguruar kualifikimin direkt në fazën finale të turneut.
Të gjithë sytë do të jenë sot nga kjo përballje vendimtare, ndërsa “Dardanët” kërkojnë një mrekulli për të përmbysur shifrat dhe për të mbajtur gjallë ëndrrën për Botërorin.
Rezultati Live:
Kosovë 1-1 Zvicër
Muslija 74′ / Vargas 47′
Momentet kryesore:
74′ Goool Kosova 1-1/ Muslija godet me të djathtën nga distanca dhe e dërgon topin në një kënd të portës, e pamundur për t’u ndalur nga Kobel. (Video)
47′ Gol Zvicra 0-1/ Sow pason për Vargas, me këtë të fundit që nuk gabon para Muriç. (Video)
46′ Nis pjesa e dytë!
45+2′ Mbyllet pjesa e parë me rrjeta të paprekura!
38′ Provon edhe Vedat Muriqi me kokë, por topi shkon jashtë kuadratit.
37′ Gjuajtjen e parë Kosova e regjistron në minutën e 37-të me Veldin Hoxhën, tentativa e tij ishte qëndrore dhe u ndal nga portieri Kobel.
10′ Rrahmani ndëshkohet me karton të verdhë, për ndërhyrje të gabuar ndaj Embolo.
1′ Starton sfida në Prishtinë!
Formacionet Zyrtare:

Top Channel