Slot rikthehet të flasë për mardhënien me Salah: Trajtohet si të gjithë lojtarët, nuk kam asnjë problem për të zgjidhur me të.
Kombëtarja U21 zhvilloi dy ndeshje miqësore këtë muaj në kuadër të përgatitejeve për Euro 2027, me Moldavinë dhe Ukrainën, të fituara respektivisht 1-0 dhe 2-0. Trajneri i kuqezinjve të vegjël, Alban Bushi nuk e ka fshehur kënaqësinë për këto rezultate të skuadrës së tij
‘Jemi të kënaqur. Dy ndeshje, dy fitore, nuk është se nuk i kishim menduar. Gjithmonë futemi për t’i fituar ndeshjet. Po mënyra se si erdhi kjo e dyta, jam i lumtur sepse luanim me një kundërshtar shumë të fortë. Ukraina është një nivel shumë i lartë, ekip i rangut të Gjermanisë, goxha më mirë se ne-tha Alban Bushi.
Trajneri i kombëtares U21 deshi të falenderojë futbollistët e tij për impenjimin e tyre në këto dy ndeshje miqësore.
‘Jam shumë i kënaqur nga ekipi, dua t’i falënderoj sepse vrapuan dhe luftuan shumë. Por dua të falënderoj edhe lojtarët e tjerë që nuk luajtën dhe që nuk pata mundësi t’i fusja në lojë. Ne pavarësisht se luajmë miqësore, përqasjen e bëjmë sikur është kualifikuese sepse këto janë si kualifikuese për ne. Dhe dua që ta kuptojnë edhe lojtarët vetë që ne i duam fitoret. Intensiteti i lojës ishte shumë i lartë dhe në pjesën e dytë nuk pata mundësi të bëj shumë ndërrime.-shtoi Bushi-Jam shumë i lumtur sepse kur e sheh që ekipi lufton e sakrifikon dhe kanë qëllim që të mbrojnë rezultatin, ne ndihemi mirë. Ukraina na vuri në vështirësi sidomos pjesën e dytë, ishin më të freskët se ne. Bëmë një përqasje shumë të mirë, do të vazhdojmë kështu sepse jemi rritur goxha në çdo aspekt”
Top Channel