“Fizikisht ose online”, Këshilli Bashkiak letër SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve: Lejoni marrjen pjesë në mbledhje të Erion Veliajt

18/11/2025 22:54

Këshilli bashkiak i Tiranës i ka kërkuar zyrtarisht SPAK-ut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që të lejojnë kryebashkiakun Erion Veliaj të marrë pjesë në mbledhjen e radhës të këshillit, që do të zhvillohet të premten, më 21 nëntor 2025. Veliaj ndodhet i paraburgosur në burgun e Durrësit që prej muajit shkurt të këtij viti.

Kërkesa është firmosur nga 22 anëtarë socialistë të këshillit, të cilët theksojnë se pjesëmarrja e kryebashkiakut është e drejtë ligjore dhe e domosdoshme për çështjet që pritet të diskutohen, përfshirë prezantimin e drafteve, buxhetit dhe raportimeve vjetore.

Në dokument theksohet se autoritetet mund të lejojnë pjesëmarrjen fizike të Veliajtt, ose, nëse kjo nuk është e mundur, të paktën të mundësojnë lidhjen online me videokonferencë. Këshilli shprehet i gatshëm të respektojë të gjitha kërkesat e sigurisë apo procedurave që mund të vendosin institucionet.

Ndërkohë, këshilli i ka kërkuar edhe vetë Veliajt të dërgojë objektivat dhe projektet prioritare të Tiranës për vitin 2026, që të përfshihen në projektbuxhetin e ardhshëm të bashkisë. Autoritetet ende nuk kanë dhënë një përgjigje zyrtare mbi pjesëmarrjen e tij në mbledhje.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta