Caktohet seanca plenare për Qeverinë e re të Kosovës, çfarë pritet të ndodhë? Kuvendi nis të zbatojë rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese për Komisionet e Posaçme Parlamentare, një kërkesë kjo e theksuar edhe në progres raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë.
Në Komisionin e Ligjeve deputetja socialiste Aulona Bylykbashi bashkë propozuese e ndryshimeve me Taulant Ballën, tha se këto ndryshime janë të nevojshme për të saktësuar kërkesat dhe procesin e të tilla komisioneve, pas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
“Administrimi provave-Rritje garancisë juridike-Neni 4 dhe pyetjen e dëshmitarëve, duhet të respektojnë rregullat. Rregullohet Neni 5 formulimi sa më konsensual në ngritjen e kërkesës për komisionet hetimore- Neni 13 vendimet e ndërmjetme. Refuzimi provave duhet bërë me vendim të ndërmjetëm”, u shpreh Bylykbashi.
Deputeti demokrat Arjan Ndoja shprehu rezerva në lidhje me ndryshimet e propozuara: “Ndryshimet thjeshtë e komplikojnë ligjin. Gjykata Kushtetuese flet vetëm për ndryshimin e objektin nga mazhoranca”.
Në një kohë kur prokurorët e SPAK do të pyesin doktor Berishën për 21 Janarin ish-prokurori Ulsi Manja tanimë kryetar i komisionit të ligjeve, nuk heq dorë kollaj nga dashuria për profesionin e mëparshëm.
Top Channel