Në kuadër të përgatitjeve për Botërorin 2026, Brazili barazon me Tunizinë
Louis Thomas Buffon vazhdon të shkëlqejë në kualifikueset për kampionatin Evropian U19. Sulmuesi i Pisa, tashmë 17 vjecar që luan me përfaqësuesen ceke të kësaj grupmoshe, shënoi një tjetër tregolësh, i dyti për të në më pak se një javë, duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme që po kalon.
Djali i portierit legjendar, Gianluigi Buffon e shënoi tregolëshin e tij në fitoren që Cekia arriti ndaj Irlandës së Veriut me rezultatin 4-0, ndërsa pak ditë më parë 17 vjecari kishte shënuar 3 gola ndaj Azerbajxhanit.
Me 6 gola në 3 ndeshje, Buffon jr po shfaq një rendiment që e projekton atë mes protagonistëve të përfaësueses ceke dhe rikthen temën e një të ardhmeje të tij në kombëtaren italiane me sulmuesin adoleshent që ka ende mundësi që të zgjedhë Të Kaltrit në një të ardhme
Top Channel