Video/ Gol ‘alla’ Cristiano Ronaldo, lojtari më i mirë i sezonit të kaluar në Serie A shënon me roveshatë në ndeshjen jetike për Botërorin

18/11/2025 21:08

Skocia luan një ndeshje jetike për fatin e saj në Botërorin 2026, me përfaqësuesen britanike që pret në shtëpi Danimarkën, ku vetëm fitorja mund t’i dërgojë në finalet e Kupës së Botës.

Sfida u zhbllokua që në minutën e 3’ me anë të një supergoli nga ana e Scott McTominay.

Lojtari më i mirë i sezonit të kaluar në Serie A, pas një krosi në zonë, realizoi në mënyrë perfektë një roveshatë, që ngjasonte me atë të Cristiano Ronaldos kundër Juventusit në vitin 2018.

Kliko këtu për golin.

Nëse Skocia do të marrë tre pikët, atëherë do të kualifikohet për herë të parë në një Kupë Bote që nga viti 1998.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta